HISTORIKU

 Shoqata e Bujqėsisė Organike (SHBO)

  SHBO u themelua mė 13 Korrik 1997 nga njė grup i pėrbėrė prej 22 specialistėsh tė bujqėsisė dhe fermerė. Nė mbledhjen e saj tė parė u zgjodh bordi drejtues (ose kėshilli) i shoqatės dhe u miratua statuti i saj. Baza e antarėsisė janė fermerė dhe grupe fermerėsh te cilet janė tashmė organikė ose janė nė kalim. Gjithashtu anėtarė tė shoqatės janė edhe pedagogė tė universiteteteve, kėrkues shkencorė, biznesmenė dhe individė tė tjerė te pėrfshirė ose tė gatshėm pėr t’iu bashkuar lėvizjes organike nė Shqipėri.

Zyra qėndrore e SHBO-sė ėshtė nė Tiranė, ku 3 vetė janė tė punėsuar me kohė tė plotė. SHBO ka njė rrjet ekspertėsh tė bujqėsisė dhe zhvillimit rural nė tė gjithė vendin, tė cilėt herė pas here pėrfshihen nė aktivitetin e saj. SHBO ka degė nė qytete tė ndyshme tė Shqipėrisė dhe anėtarėt e saj ndodhen nė tė gjithė vendin. Shoqata e Bujqėsisė Organike ėshtė anėtare e IFOAM, (Federata Ndėrkombėtare e Lėvizjes sė Bujqėsise Organike) qė nga Dhjetori i vitit 1998.

  Reklama juaj kėtu 

 

 

Pėrqasje mė e gjėrė bujqėsinė  organike

 Nga 10 -11 Korrik 2006 nė Durrės zbriti pėrsėri eksperti i bujqėsisė organike tashmė i njohur mirė nė Shqipėri z. Darko Znoar pėr tė dhėnė eksperiėncėn e tij nė njė auditor me ekspertė tė bujqėsisė shqiptare, kėtė radhė nga qyteti i Durrėsit. Bashkė me tė erdhi dhe drejtuesi nga fondaconi hollandez Avalon pėr projektin rajonal,  “Pėr Zhvillimin e Bujqėsisė sė Qėndrueshme nė vendet e Europės Jug lindore” z. Van der Bijllardt. Pjesmarrja e grave aktore nė bujqėsisnė organike ishte njė tjetėr aspekt interesant i kėtij trainimi.

Ekspert i Bujqėsisė Organike nga fondacioni "Avalon", Durrės - Korrik 2006

Nė mbrojtje tė pasurisė gjenetike tė vendit.

Nė literaturėn e vendit njė ndėr 10 ekotipet mė tė mira tė vendit ėshtė dhija e zeze e Dukatit. Njė burim ndėrkombėtar thotė se kjo dhi renditet ndėr 50 ekotipet mė te mira nė botė. Fatmirėsisht kjo racė ka mbijetur erozionit gjenetik tė pėrshpejtuar kėto vitet e fundit. Janė vetė barinjtė  e zonės qė janė tė interesuar ta rujnė atė, mbasi ata shohin tek dhija e zezė e Dukatit sė pari leverdinė ekonomike qė kanė. Kjo dhi e pėrshatur nė ekosistemin e Dukatit qysh prej tė paktėn 2000 vjetėsh siguron njė prodhimtari tė lartė, mbi 100 litra qumėsht per koke dhe 1-2 keca nė vit vetėm me kullotjen e lirė. Pėr mė tepėr shija e mishit tė kecit tė kėsaj zone ėshtė tepėr e dallueshme e e kėrkuar gjithnjė ė mė tepėr. Tashmė numurohen rreth 3000 dhi nė Dukat dhe numri sė paku nuk shėnon zvoglim. Disa barinj tė dalluar si Viron Nela e Sheme Xhelili kanė tufa dhish me rreth 500 krerė. Po kėshtu delja e Dukatit pėrbėn njė ekotip tė adoptuar shumė mirė me kushtet e zonės, trupvogel, por tepėr e shkathėt nė terren tė thyer tė zonės.

Nė dėshirėn pėr tė njojtur mė mirė vlerat e tė imtave me tipare tė spikatura tė zonės Shoqata Karaburuni e mbėshtėtur dhe nga Shoqata e Bujqėsise Organike organizuan mė 29 Maj nė Fushė-Dukat njė konkurs zonal pėr dhinė e zezė tė Dukatit dhe delen e Dukatit.

Nė konkurs morren pjesė 13 fermerė. Njė komision i ngritur me specialistė tė zonės dhe specilistė nga Tirana bėri vlerėsimin me kriteret e njojtura shkencore dhe pėrcaktoi fituesit. Banorėt vendas paraqitėn mjaft interes e kuriozitet nė kėtė aktivitet, sidomos fėmijėt. Aktiviteti u pasqyrua dhe nė mediat lokale. Kėshtu Shoqata Karaburuni konfirmoi se ėshtė e angazhuar qė ta ruajė pasurinė e pazėvendėsueshme tė zonės, duke shpresuar se ka dhenė edhe njė kontribut nė ruajtjen e resurseve gjenetike tė vendit.

Pamje nga konkursi rajonal i bagėtive tė imėta, Dukat - Maj 2006

“Edhe unė kontribuoj pėr mbrojtjen e rruzullit tė dheut”

Mė 22 Prill 2006 Shoqata e Bujqėsisė Organike nė kuadėr tė ditės sė TOKĖS organizoi njė eskursion me rreth 100 studentė tė Universitetit Bujqėsor nė njė fermė organike nė fshatin Lanabregas (pranė Gurores nė malin e Dajtit)

Njė program prej 4 orėsh jo vetėm qė i dha njė mesazh tė qartė studentėve, por njėherazi projektoi nė kėtė kuadėr disa aktivitete pėr tė ardhmen nė drejtim tė zhvillimit tė bujqėsisė organike nė vend, si njė ēėshtje kyē pėr zhvillimin e vėndit. Pėr gjithė tė pranishmit u organizua njė drekė vetėm me produkte organike shqiptare, tė ēertifikuara nga SHBO.

Pastaj njė festė e vėrtetė me muzikė dhe kėrcimtarė u organizua, ku studentėt vetė ishin pjesė e performancės. Nė bluzat e studentėve ishte shkruar DITA E TOKĖS dhe GO ORGANIC.

I gjithė aktiviteti u bė me mbėshtetje tė Fondacionit Hollandez, Avalon, qė synon zhvillim tė qėndrueshėm nė Europėn Jug-lindore.

 

Dita e tokės me studentėt e Universitetit Bujqėsor dhe me ushqim organik, 22 Prill 2006

 

Ministria Bujqėsisė bėhet aktor nė lėvizjen pėr njė bujqėsi organike

 Pas miratimit te ligjit pėr bujqėsinė organike nė vitin 2004 Ministria e Bujqėsisė planizon njė sėrė aktivitetesh pėr mbėshtetjen nė terma real lėvizjen e bujqėsisė organike nė vend. Nė kėtė kuadėr ėshtė dhe njė nga aktivitetet mė tė rėndėsishme pėr kėte vit organizimi i njė trainimi 10 ditor tė njė grupi tė zgjedhur specialistėsh nga vetė Minstria dhe OJF-tė qė operojnė nė fushėn e bujqėsisė organike nė vend. Ky trainim u zhvillua pjesėrisht nė Tiranė dhe pjesėrisht nė Tiranė nga 27 Mars - 7 Prill 2006. Trainuesit ishin zgjedhur nga trupa mė e madhe inspektuese e ēertifikuese e Italisė, Instituti pėr Ēertifikim dhe Etikė Ambjentale (ICEA). Financues ėshtė Fondi Europian pėr Zhvillimin Rajonal, Intereg III Itali – Shqipėri. 

 

Anėtarė tė SHBO-sė nė treinimin pėr bujqėsinė organike, Bari - Prill 2006

 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 

Vaji i paketuar ne shishe qelqi, gati per eksport

 

 

 

Aktori kryesor  ne kete rast eshte sipermarresja e firmes “Shkalla”, Shpresa, nje vajze Tiranase me nje pasion te admirueshem per te nxjerre ne treg nje vaj ulliri me vlera aspak te zakonshme ne tregun shqiptar, madje konkuruese ne tregun nderkombetar. 

Me kete pasion  dhe profesionalizmin e saj ajo ‘zbuloi’ se kultivari i ullirit autokton “Ulliri i bardhe i Tiranes” kishte cilesi shume te mira per te dhene nje vaj superior.  Dhe ajo ishte mjaft e sakte.  Ne panairin nderkombetar te prodhimeve organike ne Nurnmberg, Gjermani, nje expert italian i vajit te ullirit, kur  degustoi kampionin e vajit te prodhuar nga Shpresa pyeti se ēfare aromizantesh keni perdorur. Dhe gati nuk e besonte se ai ishte origjinal. Cilesine teper te larte  e te veēante e vleresoi me noten shkelqyeshem nje kompani zvicerane, pas vleresimit te panelit te degustimit dhe te analizave te detajuara bio-kimike, e cila beri dhe porosine per  t'a importuar ate dhe per t'a futur ne tregun teper cilesor e te shtrenjte zviceran.Aktor me nje rol te veēante ne kete ndermarrje eshte edhe  ekipi i Shoqates se Bujqesise Organike, qe ne menyre konstante dhe per nje kohe 2-3 vjeēare ka ndjekur te gjithe procesin nga menaxhimi i prodhimit organik ne nivel ferme deri tek negociatat me kompanine zvicerane. Sidoqofte aktoret me te shumte dhe kryesore qene vete fermeret e prodhimit te ullirit organik, sidomos ato te Vrapit e te Saukut.A eshte ky eksport nje rast sporadik apo nje potencial i madh per ekonomine shqiptare? Natyrisht jemi tei prirur te pohojme te dyten. Por qe ky  potencial te konvertohet ne nje realitet dhe te shenoj rritje te vazhdueshme kerkon mbeshtetje. Dhe ka ardhur koha qe vete shteti duhet te mendoje qe keto filiza te lindur ne kete terren pjellor, por te lene shkrete, ti ushqeje qe te rriten e te mos i lere te thahen.

 

 

 

Vaji i ullirit bio “Shkalla SH” nė 10-en e botės

Vaji i ullirit organik i prodhuar nga Znj. Shpresa Shkalla ėshtė renditur nė 10 vendet e para nė konkursin botėror “Ēmimi ndėrkomėtar BIOL”.

Gjatė Prill – Maj 2005, nė Itali, qytetin e Andrias, u zhvillua konkursi mė i madh nė botė pėr vajin e ullirit organik nė tė cilin mori pjesė edhe pėrpunuesja Shpresa Shkalla nga Shqipėria. Vaji i saj ėshtė i njė cilėsie ekstra tė virgjėr dhe pėr mė tepėr i ēertifikuar si organik nga bio.inspecta, Zvicėr, sipas Rregullores 2092/91 tė BE dhe sipas Standartit tė Zvicrės dhe BioSuisse mbi produktet organike. Kjo ėshtė njė arritje mjaft e madhe po tė kemi parasysh se nė kėtė konkurs merrnin pjesė 213 pjesėmarrės nga e gjithė bota, duke filluar nga SHBA e deri nė Zelandėn e Re, duke pėrfshirė edhe vende si Italia, Spanja, Franca, Greqia, Kroacia, me mjaft eksperiencė nė prodhimin e vajit tė ullirit ekstra tė virgjėr organik.  

 

Aktivitetet kryesore  2003

 

Shoqata ambjentaliste protestojnė kundėr shkarkimit tė misrit dhe sojės GJM nė Portin e Durrėsit.

   31 Tetor 2003. Shoqata ambjentaliste protestuan para portave tė Portit tė Du- rrėsit, kundėr shkarkimit tė njė partie misri dhe soje MGJ nė kėtė port, e cila kishte mbėrritur nga SHBA, nė kuadrin e programit  tė USDA “Ushqim pėr Progres”. Mė shumė se 80 ambjentalistė dhe fermerė hodhėn parrulla si: “Shqipėria pa OMGJ”,  “Ndal ushqimit Frankenshtain”, “Jo gjithmonė “YES”, pa ditur ē'ka nė thes”, etj.

Konferenca "Shqipėria pa OMGJ"

Mė 28 Nėntor 2003, me rastin e 91 vjetorit tė Ditės sė Pavarėsisė, mė shumė se 140 anėtarė tė shoqėrisė civile u mblodhėn sė bashku pėr tė shpallur njėzėri edhe njė herė se sovraniteti   i ushqimit ėshtė pjesė e sovranitetit tė njė vendi dhe se ekzistojnė shumė arsye qė Shqipėria tė jetė njė vend pa OMGJ.  Pjesėmarrės nė kėtė takim ishin anėtarė tė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike, Shoqatės sė Konsumatorit Shqiptar, tė organizatave ambjentaliste, shoqatave tė grave, studentė dhe profesorė tė universiteteve. Ndėr referuesit ishin dhe pėrfaqsues tė “Green Peace” nga Gjermania, “Green Action” nga Kroacia” dhe “Umanoterra” nga Sllovenia. Ky aktivitet u organizua nė kuadrin e Programit “Lindje-Lindje” me mbėshtetjen e OSFA-s (Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė). 

 

 

Aktivitetet kryesore pėr vitin 2004            

Shoqata e Bujqesise Organike dhe Shoqata Masmedia dhe Mjedisi

 Nje grup i gjere organizatash te shoqerise civile shfaqin ne nje konference shtypi, shqetesimin e tyre ne rritje per ndotjen gjenetike qe po ndodh ne Shqiperi dhe indiferencen e pakuptueshme te institucioneve te shtetit Shqiptar. Nje kampion misri i marre rastesisht ne rrjetin e shitjes se inputeve bujqesore ne veri te vendit rezultoi me ndotje gjenetike pas nje testi laboratorik te kryer ne Gjermani (Genescan, Frajerburg). Pjesemarresit e kesaj konference ishin SHBO dhe Shoqata "Masmedia dhe Mjedisi". 

 

Mbledhja e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike

Maj 2004

Shoqata e Bujqesise Organike (SHBO) ne mbledhjen e saj vjetore miratoi njezeri raportin e veprimtarise se kesaj shoqate mbajtur nga drejtori i saj ekzekutiv, z. Lavdosh Ferunaj si dhe raportin e mbikqyrjes financiare. Ne raportin e SHBO-se vend te rendesishem zinte edhe raportimi lidhur me qendrimin ndaj OMGJ-ve, si dhe vazhdimi i programit te nisur. U moren disa vendime lidhur me permiresimin e standarteve te bujqesise organike dhe strukturave te inspektim - ēertifikimit brenda SHBO-se. Gjithashtu vetem me 2 abstenime u vendos qe krahas perpjekjeve te SHBO-se per te ndikuar ne permiresimin e ligjit nr 9199 date 26.02.04 “Per prodhimin, perpunimin, ēertifikimin dhe tregtimin e produkteve BIO”, SHBO te vazhdoje veprimtarine e saj dhe te dale ne treg me etiketimin “organik” per fermat e produktet e etiketuara si te tilla ne vazhdim. Mbledhja zgjodhi strukturat e saj drejtuese. President i shoqates u rizgjodh z. Zyhdi Pepa.

 

PROMOVIMI I BUJQESISE ORGANIKE NE RAJONIN E BALLKANIT  

Tirane, 1 Tetor 2004

 Shoqata e Bujqesise Organike dhe projekti i GTZ-se « Mbeshtetje e zhvillimit ekonomik » organizuan  seminarin e trete 5 ditor per vendet e Europes Juglindore  me teme “PROMOVIMI I BUJQESISE ORGANIKE NE RAJONIN E BALLKANIT”.

Gjate kesaj jave 20 studente, te porsadiplomuar dhe prodhues te rinj nga Bullgaria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqiperia u mblodhen se bashku per te diskutuar eksperiencat e vendeve perkatese si dhe per te piketuar mundesi te zhvillimit te bujqesise organike ne rajon. Ne nje fryme miqesore te admirueshme studentet shpalosen edhe njehere potencialet e medha te vendeve te rajonit per nje bujqesi te qendrueshme dhe nevojen e venies ne eficence te ketyre potencialeve si nje ure e nevojshme per integrimin ne BE te vendeve te rajonit.Gjithashtu ata manifestuan nje fryme te forte te bashkepunimit ne marredheniet sociale e shpirterore te gjenerates se re, gje qe deshmon se ardhmja e vendeve te Ballkanit po drejtohet ne nje rruge te re, drejt nje bashkjetese te fqinjesise se mire  dhe integrimit europian. Te gjithe pjesemarresit  me rastin e perfundimit te seminarit  paten rastin te shijojne nje darke teper te veēante, vetem me prodhime te siguruara nga ferma organike te certifikura dhe te mbeshtetura nga Shoqata e Bujqesise Organike.  

 

BALLKANI I BASHKOHET FUSHATES PER EUROPEN PA OMGJ

 

Tirane, me 5 Nentor 2004

 

Perfaqesuesit e OJQ-ve  nga pese vende te Europes Juglindore kane filluar nje fushate per nje Balkan pa OMGJ. Kjo inisiative behet ne kuadrin e nje fushate te madhe per nje Europe pa OMGJ, e cila ka filluar para disa kohesh. Sot ne Europe me shume se   70 % e konsumatoreve refuzojne te konsumojne prodhime me OMGJ. Si rezultat i ketij refuzimi praktikisht nuk po mbillen me OMGJ.

 

Refuzimi nga ana e konsumatoreve europiane per te konsumuar ushqime me OMGJ ka ndikuar shume negativisht tek vendet qe eksportojne OMGJ, te cilet konstatojne se eksportet e tyre jane ulur. Per shembull: eksporti i misrit amerikan ne Europe eshte ulur me 99.4 %.

Qendrimi I konsumatoreve europiane ndikuar nga shume raporte shqetesuese rreth ndikimit negativ (potencial) per shendetin dhe ambjentit nga ana e OMGJ-ve. Disa shembuj te koheve te fundit jane:  

- Nje raport sekret i misrit te modifikuar gjenetikisht qe quhet MON 863 i cili u publikua ne Prill te ketij viti nga e perditshmja franceze Le Monde. Raporti tregon se kavjet e ushqyera kane pasur deformime serioze (sic jane shtesat e ndryshme te peshes, permbajtje te ndryshme te qelizave te bardha te gjakut) sesa ato qe i kane pasur kavjet e ushqyera me miser konvencional.

- SHBA : nje raport i publikuar ne tetor te ketij viti tregon se ne SHBA jane perdorur 60 milione kilograme herbicide me futjen e OMGJ, me shume se sa zakonisht. Shifrat bazohen nga te dhenat e Sherbimit kombetar per statistikat bujqesore, qe eshte nje institucion i shtetit amerikan. Ne mars te ketij viti Shoqata mjekesore britanike, e cila perfaqeson 120 mije mjeke britanike nxori nje deklarate qe thote se ekziston  « nje mungese faktesh te bazuara ne kerkime shkencore (mbi OMGJ) persa i perket efekteve afat-mesme dhe afat-gjata per shendetin ».

Lavdosh Ferruni : « ne deshirojme qe te ndergjegjesojme Parlamentin Shqiptar qe OMGJ jane refuzuar ne Europen e Bashkuar dhe se ekzistojne shume dyshime rreth ndikimit te tyre tek shendeti i njeriut dhe ambjenti. « Shqiperia pa OMGJ » do te ecin krahe per krahe me « Europa pa OMGJ ». Ferruni theksoi se refuzimi i tyre eshte shume i forte ne Itali dhe ne Greqi, te cilet jane dy partneret me te medhenj tregetar te Shqiperise. Raporti i BE per Shqiperine ne vitin 2003 (i botuar ne Maj 2004) kerkon vecanerisht qe legjislacioni Shqipetar te behet ne baze te standateve te BE.

Geert Ritsema i organizates Friends of the Earth per Europen tha « Neqoftese Shqiperia deshiron te behet nje kanditat serioz per hyrjen ne BE, duhet te bej legjislacionin per OMGJ te cilat perputhen me standartet Europiane ».Jagoda Munic nga organizata Kroate Green action shtoi : « Kroacia eshte nje vend  jashte BE-se e cila ka adoptuar legjislacionin mbi OMGJ-te edhe me strikt se ligjet e BE-se. Ne e ftojme Shqiperine dhe vende te tjera te rajonit te ndjekin shembullin tone dhe ti bashkohen iniciatives per nje Ballkan pa OMGJ ».

 

Aktivitetet kryesore  1997-2001

9 Nėntor 1997

Workshop “ Bujqėsia Organike dhe mundėsitė pėr zhvillimin e saj nė Shqipėri”, mbėshtetur nga RASP.

 24-28 Nėntor 1997

Pjesėmarrje e suksesshme me produkte organike nga i gjithė vendi nė Panairin Ndėrkombėtar tė organizuar nė Tiranė dhe i mbėshtetur nga USAID.

  10 Prill 1999

Workshop “Potenciali i Bujqėsisė Organike nė Shqipėri” ku u prezantuan 13 diskutime, mbėshtetur nga OXFAM.

  Maj 2000-Dhjetor 2001

SHBO zbatoi projektin “ Biodiversiteti dhe praktikat e bujqėsisė organike nė zonėn e Kurveleshit tė Sipėrm”, financuar nga UNDP GEF/SGP.

  11 Dhjetor 2000

SHBO nė bashkėpunim me Universitetin Bujqėsor tė Tiranės organizoi konferencėn “Bujqėsia Organike – njė sfidė pėr bujqėsinė shqiptare”, financuar nga USAID.

  11 Dhjetor 2000 

SHBO nė bashkėpunim me Universitetin Bujqėsor tė Tiranės organizoi nė Hotel “Dajti” tryezėn e rrumbullakėt “Bujqėsia Organike dhe Organizmat e Modifikuara Gjenetikisht (OMGJ)”, financuar nga USAID.

  31 Mars 2001

SHBO organizoi nė “Tirana International Hotel” konferencėn “Eksodi rural dhe zhvillimi i qėndrueshėm rural nė Shqipėri, Kroaci, Slloveni dhe Greqi”,  financuar nga OSFA (SOROS).

  26 Janar 2001

SHBO ne bashkėpunim me Fondacionin Avalon nė Hollandė dhe financuar nga HIVOS NETHERLANDS, fillon zbatimin e projektit “Futja e Bujqėsisė Organike dhe imputi i ulėt i Bujqėsisė sė Qėndrueshme nė Europėn Juglindore”.

  01 Maj 2001

E financuar nga SDC Zvicėr, SHBO nė bashkėpunim me Institutin e Kėrkimeve tė Bujqėsisė Organike (FiBL - Forschungsinstitut fuer Biologischen Landbau) nė Frick, Zvicėr, fillon zbatimin e projektit “Bujqėsia me nivel tė ulėt imputesh nė Shqipėri”.  

 

 

        Aktivitetet kryesore pėr vitin 2002

Roli i grave pėr mė shumė tė ardhura dhe mbrojtja e biodiversitetit.

            Shoqata e Bujqėsisė Organike nėn drejtimin e znj. Monika Spahivogli dhe financuar nga SOROS, organizoi trainime me gratė e zonave rurale gjatė muajve Tetor-Nėntor 2002. Qėllimi kryesor i kėtij projekti ishte trajnimi i grupeve tė grave tė zonave malore tė Tiranės (tė Komunės sė Dajtit dhe Shėngjergjit) dhe tė komunės sė Dhėmblanit nė Tepelenė, pėr mbledhjen e bimėve spontane pėr qėllime tregtimi, gjė e cila jo vetėm qė nxit ruajtjen e biodiversitetit nė kėto zona, por edhe siguron tė ardhura pėr komunitetin.

 

Dialogu: Shqipėria 2002 "Pėr Njė Zhvillim Tė Qėndrueshėm"

             Lidhur me "Samitin botėror pėr zhvillimin e qėndrueshėm" qė u mbajt nė Johanesburg mė 26 Gusht – 4 Shtator 2002, dhe nė solidaritet me qindra OJQ nė tė gjithė botėn, tė cilat u takuan mė 30 – 31 Gusht nė kuadrin e kėtij samiti, Shoqata e Bujqėsisė Organike nė bashkėpunim me Agjensinė e Zhvillimit Ekonomik tė Qėndrueshėm”, organizoi mė 30 Gusht 2002 nė hotel “Rogner”, takimin me temė; "Dialogu: Shqipėria 2002 – Pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm"

 

Aktivitetet kryesore pėr vitin 2003

           Shoqata e Bujqėsisė Organike nė bashkėpunim me Shoqatėn e Konsumatorėve Shqiptarė, organizoi mė 15 Mars 2003 nė ambjentet e Muzeut Historik Kombėtar, konferencėn “Shqipėria pa OMGJ”. Qėllimi i kėsaj konference ishte sensibilizimi i konsumatorėve shqiptarė mbi riskun e mundshėm tė ushqimeve me OMGJ. Nė pėrfundim tė kėtij aktiviteti, pjesėmarrėsit nėnshkruan deklaratėn “Shqipėria pa OMGJ”.

 

 

Nga takimi "Shqipėria pa OMGJ"

 

 

 

Adresa: Sheshi “Wilson” Rr. "Sami Frashėri", P. 20/10, Kati i 8-tė,

    Kutia postare 7466, Tiranė, SHQIPERI

Tel/Fax: 00355 4 250 575, Mob.: 00355 69 20 99 047 

E-mail: organic@icc-al.org / url: www.organic.org.al